×
  • Show Time
  • Show Time

    Menaxheri i Ledrit për ndarjen e reperit me Sarën: Si çdo fillim ka edhe mbarim, është shumë normale

    Reporteri
    19 Nëntor 2023 | 9:09

    Menaxheri i këngëtarit Ledri Vula, Faton Shoshi i cili konfirmoi ndarjen e Ledrit dhe Sarës, ka dhënë së fundmi një intervistë për Prive.

    Ai ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

    “Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale.

    Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt”, shpreht Fatoni.

    A kanë mbetur miq Sara dhe Ledri?

    “Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, janë fjalët e menaxherit të Ledri Vulës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!