×
  • Show Time
  • Show Time

    Mihrije Braha e Naim Abazi në telashe me komunën, u shqiptohet gjobë për renovim të kundërligjshëm të banesës

    Reporteri
    28 Shtator 2023 | 21:10

    Inspektorati i Kryeqytetit ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat lidhur me rastin e publikuar që lidhet me rinovimin e një kulmi në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte dëmtuar nga zjarri.

    Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshëm.

    “Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar gjobë për shkeljet e gjetura”.

    “Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast”, thuhet në njoftim.

    Ditë më parë, në media është raportuar se bëhet fjalë për banesën e këngëtares Mihrije Braha dhe bashkëshortit të saj, Naim Abazi.

    Ky i fundit kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mbindërtim pa leje, por vetëm për rinovim të kulmit.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!