15 nëntori është një ditë speciale për Mihrije Brahën.

Këngëtarja e njohur sot feston ditëlindjen e saj të 55-të ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat, miqtë e familja.

Por si duket më i veçanti i erdhi nga nusja e saj Tringa, e cila e ka surprizuar me një kartolinë ku ka zgjedhur fjalët më të ëmbla e të bukura që çdo vjehërr do të donte t’i dëgjonte.

Reklamë

“Ti je dhurata më e mire në këtë 55-she”, ka shkruar këngëtarja duke publikuar letrën që mori nga Tringa.