Mihrije Braha, jo për muzikën por më shumë komentohet për paraqitjet e saj në rrjete sociale.


Pozat që ajo sjell para ndjekësve gjithmonë bëhen temë debati në rrjete sociale, e madje me disa prej tyre ajo bëhet edhe “meme”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

E, duket se pushimet për këngëtaren nuk kanë përfunduar ende.

Reklamë

Ajo tani ka sjellur disa fotografi të reja nga plazhi, por që ndryshe nga hera e fundit ku pozoi në bikine, kësaj radhe Braha është përkujdesur që të shfaqet më e veshur.

Sa i përket muzikës, Mihrije Braha nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa i është përkushtuar biznesit të saj me kremëra të ndryshme për kujdes ndaj lëkurës.

/Reporteri.net/

.

Reklamë