Aktori Mirush Kabashi duket se u ka kaluar me sukses sëmundjen e rëndë që kishte. Aktori shihet në gjëndje të mirë dhe duke ecur nëpërrruget e Tiranës.
I veshur thjeshtë dhe me një shkop, Kabashi ka shëtitur ditën e sotme në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Në foto Kabashi gjithashtu shihet të ketë vendosur maskën, e cila është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë për shkak të pandemisë, shkruan Panoramaplus.
Sëmundja që uli në karrige me rrota aktorin për dy vjet ende nuk dihet, ndërkohë që fotoja e fundit e Kabashit ka dalë në vitin e kaluar në muajin prill, ku dhe ishte në një karrige me rrota.
