Një modele është duke luftuar për jetën pasi ju krijua një flluskë në thembër nga këpucët e reja.


23-vjeçarja Gemma Downey vuri re se sandalet e reja po i fërkonin shumë thembrën teksa po shkonte në stacionin e trenit, javën e kaluar. Sipas “The Sun”, ajo i hoqi ato duke veshur një palë më të rehatshme.

Por brenda ditës ajo nisi të merrte një mjekim për shfaqje të hershme të sepsës vdekjeprurëse. “E gjitha filloi teksa këpucët e mia fërkonin në pjesën e prapme të këmbës time, ajo shkëputi lëkurën si një prerje”, ka thënë modelja e pavarur, nga Billingshurst, West Sussex, transmeton Panorama.

Reklamë

“I vura diçka për ta mbuluar sepse nuk mendova se ishte diçka e madhe, por më vonë vura re se ajo kishte marrë një ngjyrë të çuditshme”, ka shtuar ajo, e cila më pas ka shkuar që të vizitohet.

Fillimisht doktorët nuk kanë ditur se çfarë po i ndodh asaj, por mëngjesin e ditës së nesërme kur Gemma ka shkuar sërish tek ata, dhe i kanë thënë se vuan nga faza e parë e sepsës.

“Kisha dhimbje në të gjithë trupin tim, e dija se diçka e keqe serioze po më ndodhte. Trupi im filloi të bëhej blu. Vetëm po përkeqësohesha. Kur shkova te spitali, mjekët më thanë se rrahjet e zemrës i kisha të shpejta, presioni i gjakut i ulët dhe temperatura rritej”, ka thënë 23-vjeçarja.

Ajo ka shtuar se mjekët i kanë thënë se mund të kurohej para se sëmundja të rritej. Mjekët i kanë thënë se ka qenë me fat dhe se për tre muaj duhet të ketë kujdes me çfarë vesh.

Reklamë