×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës, pjesë e filmit amerikan për luftën e Kosovës

    Reporteri
    27 Gusht 2026 | 13:41

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, është ftuar të marrë pjesë në premierën e filmit “The Journalist’s Mission”, e cila do të mbahet më 24 shtator 2026 në New York City.

    Ftesa zyrtare iu dorëzua Shkurte Fejzës, nga regjisori i filmit, Fahri Krasniqi.

    Shkurte Fejza është pjesë e këtij projekti edhe përmes muzikës, pasi një nga këngët e saj është pjesë e kolonës zanore të filmit. Përveç pjesëmarrjes në premierë, ajo do të ngjitet edhe në skenë për të performuar live gjatë këtij eventi të veçantë.

    Në premierën e filmit pritet të marrin pjesë figura të njohura amerikane dhe shqiptare, duke e bërë këtë ngjarje një moment të rëndësishëm për kinematografinë dhe kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

    “The Journalist’s Mission” është një film që trajton luftën e Kosovës dhe përcjell një mesazh mirënjohjeje për mbështetjen dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës.

    Premiera në New York pritet të jetë një mbrëmje e veçantë, ku kinematografia, muzika dhe kultura shqiptare do të bashkohen në një event ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!