Këngëtarja Bleona Qereti shokoi botën disa kohë më parë me veshjen e saj gjatë parakalimit në tapetin e kuq të VIP-ave në Los Angeles, pas ndarjes së çmimeve Oscar.
Ajo u shfaq me një fustan rrjet që i zbulonte gjoksin, gjë që tërhoqi jo vetëm vëmendjen e mediave shqiptare, por edhe atyre të huaja.
Duke qenë se kjo strategji e fustanit të rrjetës i rezultoi e suksesshme në kontekstin e bujës, këngëtarja vendosi ta “personazlizojë” duke e veshur edhe herë të tjera dhe madje edhe mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, ku Bleona Qereti ka rolin e opinionistes.
Ndjekësit po familjarizohen me këtë pamje të Bleonës të cilën duket se do ta rikthejë vazhdimisht, por edhe paragjykimet e një pjese të publikut nuk kanë munguar./albeu.com/


