Shqipëria është kualifikuar për finalen e madhe të Eurovisionit të enjten me “Duje” të Albina Kelmendit me familje.
Pas performancës ata kanë folur për media për ndjenjën e kalimit në finale. Nga gazetarët janë pyetur edhe për faktin se si ndihen pasi me prejardhje janë nga Kosova, dhe arritën suksesin për Shqipërinë në Eurovision.
“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.
Shqipëria ka kaluar në finale të Eurovisionit.
Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqyen në skenën e festivalit evropian, duke siguruar një vend në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën, shkruan Reporteri.net.
Ata u prezantuan me këngën “Duje”, që bën thirrje për bashkim të familjes./Reporteri.net/
https://www.youtube.com/watch?v=F85LPXhDK68