Reperi i njohur kosovar, Fero, ka rënë sërish në prangat e Policisë.

Ai është arrestuar mbrëmë pasi po kërkohej nga Policia për gjuajtje me armë para disa javësh.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se arrestimi i tij është bërë në një nga pikat kufitare në Kosovë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Reklamë

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani.