“Për’puthen” është kthyer në emisionin më të komentuar ditëve të fundit. Në emisionin e dashurisë, s’mungojnë as zënkat mes konkurrentëve.


Një e tillë ndodhi para disa ditësh mes Anës dhe Melisës, dy vajzave që po luftojnë për dashurinë e Fatjonit.

Ana u shpreh se Fatjoni e sheh Melisën thjesht si objekt seksi dhe se ajo ka shitur veten keq.

Reklamë

Melisa ju kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë se gabimin duhet ta kërkojë tek Fatjoni dhe jo tek ajo që ndërhyri mes tyre. “Tradhton burri gruan dhe e ka fajin dashnorja, avash e ka fajin burri se ai iku nga krevati”, u shpreh Melisa, diçka që nxiti akoma më shumë debat në studio.

Pas kësaj përplasje, Melisa dhe Ana e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami.

Por, duket se vajzat e kanë tejkaluar tashmë këtë përplasje. Një gjë e tillë dëshmohet edhe në një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku ato shihen duke u puthur dhe përqafuar mes vete.

Videoja është realizuar në ditëlindjen e Melisës, ku ishin të ftuar konkurrentët e “Për’puthen”.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by EXL (@editsxlyricss)

 

Reklamë