Një fotografi e publikuar së fundmi nga Butrint Imeri, ka shqetësuar ndjekësit e tij.
Këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi nga spitali, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Duket se nëna e tij ka probleme shëndetësore, derisa ai shfaqet duke ia mbajtur dorën, teksa ka shkruar “Nënë” duke i vendosur dhe një figurë zemre.
Butrinti nuk i ka treguar arsyet se çfarë realisht po ndodhë me të.
