Raporti mes moderators Kiara Tito dhe këngëtarit Luiz Ejlli ka qenë shumë i diskutuar nga ana e publikut që nga dita e parë e Big Brother Vip Albania.
Nga mëdyshja se a do të krijojë dyshja raport dashurie apo jo, tani publiku ka filluar të pyes mos Ejlli është duke e ngacmuar seksualisht moderatoren.
Madje, kjo qasje e shikuesve ndryshoi edhe më shumë pas aktiti të fundit të këngëtarit.
Teksa Tito ishte e shtrirë në shtart, Ejlli pa miratimin e saj i është hedhur sipër.
Me të ndodhur, ajo është larguar dhe e ka pyetur me habi se çfarë po bënë.
Kësaj, Ejlli i është përgjigj duke thënë vetëm “bana prova, thash si ishte, s’t’preka”.
Gjatë ditëve të kaluara edhe pas refuzimeve të shumta nga ana e moderatores. Prapë ai ka vazhduar avazin e njejtë.
Ejlli e ka puthur prapë pa lejen e saj. E, edhe kësaj rradhe ajo ia ka tërhequr vërejtjen.
“Le të jetë hera e fundit që më puthë”, i është drejtuar ajo.
