Një truprojë e reperit amerikan Future është filmuar duke u rrëzuar pa ndjenja nga një turist britanik jashtë aeroportit të Ibiza.


Pamja shqetësuese tregon britanikun i cili shihet i veshur me një maicë të zezë, duke e goditur burrin trupmadh dhe muskuloz.

Ai shihet se në momentin e goditjes bie me fytyrë në tokë pa vetëdije, shkruan reporteri.net.

Reklamë

Një burrë prapa kamerës mund të dëgjohet duke bërtitur: “Truproja i Future u nokautua”.

Grupi vazhdon të bërtas me gëzim dhe pa shqetësim edhe pse truproja po qëndronte palëvizur në dysheme.

Djali që mbante kamerën, më pas fokuson reperin Future i cili po qëndronte më larg jashtë terminalit.

Pas disa sekondash, ngadal truproja fillon të kthjellet dhe mezi ngritet në këmbë.

Nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar incidentin dhe nuk ka pasur konfirmim mbi identitetin e viktimës

Reklamë

Reperi ka dhënë një përgjigje, dhe ka thënë se grupi i kërkoi atij një fotografi, por ai refuzoi pasi ishte i lodhur pas një fluturimi të gjatë.

Nuk është e qartë nëse ka pasur ndonjë arrestim. /reporteri.net