Reperja e famshme kosovare, Melinda Ademi, është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor.


Pas hitit ‘Ça din ti’, ajo është duke punuar edhe shumë befasi për fansat e saj.

Në një prononcim për Indeksonline, menaxheri i Melindes, Granit Muhaxheri, zbuloi se Melinda është gati për të sjellë një këngë në bashkëpunim me Norën dhe Gjikon.

Reklamë

“Gjatë këtyre ditëve do të xhirojë videoklipin që do e sjellë në bashkëpunim me Norën dhe Gjikon. Për tekstin e kësaj këngë është kujdes vet Melinda, ndërsa kënga është prodhim i ‘Redbox. Për tekstin janë kujdesur Melinda dhe Gjiko’ tha ai.

Graniti gjithashtu tregoi se kur do të publikohet ky hit nga treshja e famshme.

“Kënga do të publikohet në fillim të korrikut” u shpreh ai.

Por, Melinda duket se nuk do të ndalet me kaq. Ai gjithashtu zbuloi se reperja është duke përgatitur një befasi për fansat e saj.

“Melinda është duke përgatitur një befasi për fansat, por kjo do të zbulohet me kohë”, përfundoi ai ku bukuroshja sigurisht do të ‘djegë’ sezonën me punën e saj të palodhshme.

Reklamë