Reper i njohur nga Drenasi, Xhonatan Isufi, i njohur për publikun si Don Xhoni, ka shpërthyer me hite në estradën shqiptare.
Gjithçka filloi me një Freestyle në një emision televiziv për të marrë vëmendjen e të gjithë publikut, shkruan Reporteri.net.
Don Xhoni u bë reperi i preferuar i shumëkujt, e sidomos i vajzave të reja.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar fotografi të reperit kur ai ishte fëmijë.
Mbrëmjen e së martës, emri i Don Xhonit u lakua në mediet rozë për përfshirje në një rrahje në Tiranë.
U tha se ai u rrah brenda veturës nga reperi Finem, por që e gjithë kjo ngjarje u mohua nga artistët në fjalë.
Hiti i fundit i tij është kënga ‘Kokaina’ e realizuar në dhjetor, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.
Ndryshe faqja e njohur me 3.2 milionë ndjekës në botë “Ellentvshoë’ e ka shpërndarë freestylin e tij.




