Këngëtari i njohur turk, İbrahim Tatlıses ndodhet aktualisht nën kujdesin intensiv të mjekëve në një spital në Stamboll.

Sipas raporteve të fundit, gjendja e tij është e stabilizuar dhe po reagon mirë ndaj mjekimit.

Pavarësisht situatës shëndetësore, Tatlıses ka qenë i prerë në deklaratën e tij të fundit lidhur me djalin e tij, Ahmet Tatlıses. Ai u shpreh se prezenca e Ahmetit në spital nuk do të thotë pajtim mes tyre, duke theksuar se nuk ka ndërmend të falë gabimet e së kaluarës.

Reklamë

“Ahmetin nuk e dua dhe nuk do ta fal. Nuk ia bëj hallall,” ka thënë artisti, duke sqaruar se djalin e tij e lejoi të hynte në dhomë vetëm për hir të vajzave të tij të tjera. Kjo deklaratë ka konfirmuar se drama familjare mbetet e thellë, edhe në këto momente delikate./Prive