Situata e mbrëmshme me Fifin, ku u alivanos brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.
Tani ka reaguar edhe Flori Mumajesi nga “Three Dots”, pjesë e së cilit është edhe vetë këngëtarja nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në Instagram, Flori Mumajesi ka publikuar njërë nga këngët e Fifit.
“E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u treguar e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por edhe ndjenjat.. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do të mund të jemi”, ka shkruar Flori në postimin e tij.
Pas kësaj, Flori ka bërë edhe një reagim tjetër, derisa ka kritikuar ashpër njerëzit që lëshojnë komente nga më të ndryshmet në rrjete sociale.
View this post on InstagramReklamë
Kjo gjë çoi në acarimin e këngëtares nga Kosova e cila edhe kërkoi të dilte nga shtëpia e Big Brother VIP, ku pas asaj që i ndodhi bëri gati edhe valixhet, por që më pas në një bisedë me Arbana Osmanin, Fifi ndërroi mendje.
