×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk mbeti kush pa u përfshirë, edhe nëna e Loredanës po dyshohet se mori mijëra franga nga çifti zviceran

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 11:16

    Edhe nëna e Loredanës po akuzohet se kishte përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja e së bijës ndaj çiftit zviceran.


    Petra jo vetëm që ka transferuar para në konton e Loredanës. Siç raporton “20 minuten”, paratë e saj rrjedhin edhe tek anëtarët e shumtë të familjes së saj.

    Përveç vëllait të Loredanës i cili akuzohet se mori 200 mijë franga nga çifti zviceran, në këtë skandal dyshohet se është përfshirë edhe nëna e Loredanës.

    Ajo akuzohet se në janar të vitit të kaluar mori rreth 3500 franga zvicerane nga çifti tashmë i njohur edhe në Kosovë.

    Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo, shkraun media zvicerane.

    Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!