Banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania u është kumtuar sonte se vlera e çmimit të fituesit ka rënë dukshëm.

Nga 100 mijë euro sa ishte në fillim, çmimi ka rënë në 52 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Kjo rënie është shkaktuar si pasojë e dënimit që kanë marrë banorët nga “Vëllau i Madh” pasi banorëve u është thënë që për çdo ofendim që bëjnë ndaj njëri-tjetrit, çmimi bie në dy mijë euro më pak.

Reklamë

Sidoqoftë, produksioni është treguar i mirë me banorët, pasi atyre u është dhënë një mundësi që t’i rikuperojnë ato para që kanë humbur përmes provës javore.

Nëse e kryejnë me sukses provën, ata do të arrijnë t’i rifitojnë plot 10 mijë euro. /Reporteri.net/.