Një DJ i njohur në Ibiza është vënë në pranga si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Bëhet fjalë për Hugo Bianco, DJ i lindur në Argjentinë, i cili ka performuar në disa prej klubeve më të njohura të Ibizës. Sipas autoriteteve spanjolle, ai konsiderohet si organizatori kryesor i një rrjeti të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Ishujve Balearik ka lënë në fuqi një dënim me 9 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 3 milionë eurosh ndaj tij.

Arrestimi është pjesë e Operacionit “Pertinax”, një hetim i përbashkët mes Guardia Civil të Spanjës dhe Hetimeve të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Reklamë

Ndërkohë, në ishullin italian të Ponzës, autoritetet kanë sekuestruar 40 kilogramë drogë të fshehura në një shpellë që mund të vizitohej vetëm në rrugë detare. Policia kishte mbajtur nën vëzhgim hyrjen e shpellës në zonën Chiaia di Luna dhe dyshon se lënda narkotike ishte destinuar të shitej në sezonin turistik veror.

Sipas autoriteteve, vlera e drogës në treg kalon gjysmë milioni dollarë. Operacioni u realizua me ndihmën e zhytësve të policisë, të cilët hynë në shpellë me varkë. Ponza, një destinacion i frekuentuar nga personazhe të njohur ndërkombëtarë, mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet për të parandaluar aktivitetet e paligjshme gjatë sezonit turistik.