Është vërejtur dukshëm një afrimitet i madh ndërmjet artistes Beatrix Ramosaj dhe moderatorit Donald Veshaj.

Kjo ka revoltuar një pjesë të madhe të publikut, meqenëse ky i fundit vetëm pak javë më parë pati një takim romantik me Bora Zemanin, së cilës i premtoi se do të sqarohen jashtë programit.

Sidoqoftë, kjo duket se nuk vlen për të gjithë pasi një mbështetje Beatrix e ka marrë nga shoqja e saj e ngushtë, modelja Oriola Marashi.

Reklamë

Pavarësisht kritikave të njerëzve, ylli i “Guess” theksoi se do të qëndrojë pranë Ramosajt.

“Gjithmonë me ty. Enëgjëlli im i bukur”, kanë qenë fjalët e Marashit.