Daisy Dove është e sapolindura e Katy Perry-t dhe Orlando Bloom që askush nuk e njeh akoma. Po do ta njohë tashmë përmes përshkrimit të Orlando-s, gjatë intervistës për The Ellen Show.
“Kur lindi, ditët e para thosha më vete: Oh kjo është një mini-me. Pastaj fatmirësisht mori sytë blu të Katy-t që dhe kjo është një mrekulli.
Më bëri sërish konfuz pak më vonë. Teksa po e shikoja një ditë kur Katy i jepte gji, më ngjau fiks si nëna ime. Tani presim kujt do t`i ngjajë në vazhdim”, tregoi Orlando.
Aktori zbuloi se Daisy Dove është fëmijë i mbarë dhe i lë të flenë gjithë natën. “Fle në 9 të darkës dhe zgjohet në 6 të mëngjesit. Është e mrekullueshme”, shtoi Orlando Bloom.
