Punësimi i parë i Diddy-t pas hekurave është bërë zyrtarisht i ditur — dhe është shumë larg zyrës së tij të dikurshme.
Sipas TMZ, producenti muzikor është caktuar të punojë në lavanderinë e burgut FCI Fort Dix në New Jersey, ku do të jetë përgjegjës për larjen dhe tharjen e rrobave, çarçafëve dhe uniformave të të burgosurve.
Raporti thekson se gjatë gjyqit penal, prokurorët kishin deklaruar se Diddy ishte mësuar të mbështetej te disa asistentë personalë edhe për detyra bazike, si karikimi i telefonit apo sjellja e ujit — duke e bërë kështu këtë detyrë të re një ndryshim të madh në rutinën e tij.
Media nuk ka specifikuar sa do të zgjasë kjo punë apo nëse është e përhershme, por ajo shënon detyrën e parë të konfirmuar për Diddy që nga transferimi i tij në Fort Dix./Reporteri.net/