Një tjetër projekt i ri muzikor do të publikohet gjatë ditës së sotme (e enjte).
Thuajse ka filluar sezona e hiteve të kësaj vere.
Trendi i fundit është ajo i bashkëpunimeve të shumta që po i bëjnë këngëtarët tanë më në zë.
Edhe kësaj radhe vjen një bashkëpunim i dy këngëtarëve të nohur.
Bëhet fjalë për këngën e re të reperit Bardhyl Idrizi-Bardhi, i cili këtë herë vjen në bashkëpunim me Nushin.
Artisti nga Kumanova ka shpërndarë një imazh në InstaStory, me anë të të cilit zbulon se “Pa Cent” vjen sonte.
