Mbrëmjen e djeshme, në festën e 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, mes shumë VIP-ave ra në sy prezenca e dikujt që, vetëm pak muaj më parë, ishte në qendër të një polemike publike me moderatorin: Dafina Zeqiri.
Ishte prilli i këtij viti kur Labi, hapur dhe pa doreza, shprehu zhgënjimin e tij duke e etiketuar Dafinën si “mosmirënjohëse” pasi nuk u ftua në ditëlindjen e saj, pavarësisht mbështetjes shumëvjeçare. Reagimi i Dafinës asokohe?
Disa “thumba” të mprehtë në Instagram për njerëzit që rishkruajnë historinë për interesa vetjake.
Por, mbrëmë, Dafina jo vetëm që ishte aty për të festuar me Labin, por i ka dedikuar edhe një Story publike që vulos paqen. Krahas një fotoje me grimieren Dafina Neziri nga festa, këngëtarja shkruan:
“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim @labinotsgash. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”
