Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni është rrahur nga një grup huliganësh brenda veturës së tij mbrëmjen e sontme në Tiranë.


Në pamjet e publikuara nga mediat shqiptare shihen një grup të rinjësh të cilët e rrahin keq reperin nga Kosova, fillimisht duke e futur në veturë e duke i rënë shqelma e grushte.

Mësohet se në sherr janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi.

Reklamë

Gjithçka duket se ka nisur pas një një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të degjeneruar deri në sherrin fizik të mbrëmjes së sotme.