×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Partneri i Jennifer Aniston tregon më shumë për romancën e tyre

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 23:47

    Partneri i Jennifer Aniston, Jim Curtis, ka folur hapur për marrëdhënien e tyre, duke e përshkruar aktoren si një grua të dashur, të sjellshme dhe me “zemër të hapur”.

    “Ndihem i bekuar që jam në një lidhje me një njeri që ka një zemër kaq të hapur, është kaq i mirë dhe kaq i dashur”, u shpreh ai.

    Në një intervistë për podcastin The Jamie Kern Lima Show, Curtis tha se ndihet “jashtëzakonisht i bekuar” që është bërë pjesë e rrethit të ngushtë të miqve të Aniston, të cilin e cilësoi si një familje.

    Edhe Aniston ka folur më herët për partnerin e saj, duke e cilësuar “vërtet të jashtëzakonshëm” dhe duke theksuar se ai “ndihmon shumë njerëz” përmes punës së tij si hipnoterapist.

    “Ai dëshiron t’i ndihmojë njerëzit të shërohen, të kapërcejnë traumat dhe të gjejnë qartësi në jetën e tyre”, kishte thënë aktorja.

    Çifti u fotografua për herë të parë së bashku verën e kaluar gjatë një udhëtimi me jaht në Mallorca, ndërsa lidhjen e bënë publike në nëntor, në eventin Women in Hollywood të revistës ELLE.

    Jennifer Aniston dhe Jim Curtis e kanë mbajtur lidhjen e tyre kryesisht larg vëmendjes së publikut, por muajt e fundit janë shfaqur gjithnjë e më shpesh së bashku. Curtis është hipnoterapist dhe autor, ndërsa Aniston është një prej aktoreve më të njohura të Hollywood-it, e famshme sidomos për rolin e Rachel Green në serialin Friends.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!