Ditën e djeshme Policia e Kosovës arrestoi këngëtaren Fjolla Morina, por që shumë shpejt ajo u lirua.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se personi në fjalë ishte ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, tha ai.

Reklamë

Tani ka reaguar vetë këngëtarja përmes një fotografie nga vaska, ku ka sulmuar mediat për lajmin e publikuar.

Shkrimi i saj i plotë:

Media te dashuna Apo kini pun shyqyr qe po kini Fjolla Morines mja majt zhagin kto dit lufte e pju nxiri pi krizes shume.Energji pozitive jeni tum jep ju dua shume