Duket se gjërat janë qetësuar mes Donald Veshajt edhe Semi Jaupajt, duke qenë se kjo e fundit që pas daljes nga Big Brother, zgjodhi të mos e komentonte për asnjë moment aktorin, duke qenë se ky i fundit krijoi lidhje me Beatrix Ramosaj.
E ska vonuar shumë, pas pajtimit mes Borës dhe Donaldit, një i tillë ka ndodhur edhe me Semi Jaupajn, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ka qenë vetë Donaldi ai i cili ka publikuar një video rreth emisionit të tij “Më lër të flas”, ku për një moment shfaqet Semi, duke na lënë të kuptojmë se ajo do jetë e ftuara e kësaj të premte.
Ndryshe, Bora dhe Donaldi u shfaqën së bashku në sfilatën e Valdrin Sahinit, e cila u mbajt në Prishtinë tri ditë më parë./Reporteri.net/