Moderatorja e njohur Kiara Tito është një prej banoreve të eliminuara e cila është rifutur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania me zgjedhjen e publikut.
Me rihyrjen e saj në këtë program, Kiara është komentuar për ndryshimin e sjelljes që ka pasur, me disa banorë që e kanë quajtur “tjetër njeri”.
Kiara ka pasur një debat të ashpër me Efin mbrëmjen e së martës, duke prishur kështu miqësinë e dikurshme që kishin së bashku.
Megjithatë këto veprime të moderatores duket se nuk janë pritur fare mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve e kanë “ndëshkuar” me mos ndjekje në rrjetet sociale.
Ajo kishte plot 676 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram para spektaklit, ndërkohë që vetëm brenda natës ajo ra në 660 mijë.