×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas dy vitesh martesë, reperi i njohur paraqet kërkesën për divorc

    Reporteri
    17 Shtator 2023 | 17:47
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Jeezy dhe Jeanie Mai Jenkins po divorcohen.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta People, reperi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshortja të enjten në Atlanta, Georgia. Çifti ishin të martuar për dy vjet e gjysmë dhe kishin një marrëveshje paramartesore.

    Deklarata e Jeezy thotë se ish-çifti “aktualisht po jeton në një gjendje ndarjeje të mirëfilltë” dhe se martesa e tyre është “e prishur në mënyrë të pakthyeshme” pa “asnjë shpresë për pajtim”.

    Në dokument thuhet gjithashtu se reperi dëshiron të ndajë kujdestarinë e përbashkët ligjore të vajzës së çiftit.

    Jenkins dhe Jeezy u martuan në vitin 2021në shtëpinë e tyre në Atlanta dhe mirëpritë vajzën Monaco në janar 2022.

    “Kur Jeezy dhe unë u takuam, ne u lidhëm për ngjashmëritë dhe dallimet e kulturave tona,” tha Jeannie për People në atë kohë. “Tani që kemi një vajzë, duke përzier botët tona, i jep edhe më shumë kuptim të eksplorojmë Vietnamin së bashku si një familje multikulturore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!