Robert Pattinson është zgjedhur zyrtarisht si James Bond-i i ri, duke i dhënë fund muajve të tërë spekulimesh se cili aktor do të merrte përsipër rolin legjendar të agjentit 007.

Ylli i filmave “Batman” dhe “The Odyssey” do të marrë kështu stafetën e një prej personazheve më ikonike të kinemasë. Përzgjedhja e tij është bërë nga Amazon MGM dhe regjisori Denis Villeneuve, të cilët kanë vendosur t’i besojnë aktorit britanik të ardhmen e kësaj sage të famshme.
“James Bond është një nga personazhet më legjendarë në historinë e kinemasë dhe të më besohet roli i agjentit 007 është nderi i jetës sime. Jam thellësisht mirënjohës ndaj Denis, Amy, David, Tanya dhe të gjithë ekipit të Amazon MGM Studios për besimin që kanë treguar tek unë. Të them se kjo është një ëndërr e bërë realitet do të ishte pak. Jam jashtëzakonisht i emocionuar për këtë bashkëpunim dhe për gjithçka që na pret”, u shpreh Pattinson në një deklaratë.


Regjisori Denis Villeneuve, i cili ka punuar me Pattinson edhe në filmin e ardhshëm “Dune: Part Three”, e mirëpriti zgjedhjen e aktorit me entuziazëm.

Reklamë