Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një grabitjeje në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se Policia është njoftuar rreth orës 17:00 përmes linjës zyrtare telefonike, ndërsa personi i plagosur ka pranuar trajtim mjekësor.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.