Pas puthjes natën e mbrëmshme në mes PM dhe Sarës, kjo e fundit në një debat me këngëtaren kosovare, Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka shpërthyer në lot.
Fifi e akuzoi Sarën se po luan me banorin nga Kosova, Pajtim Krasniqin.
“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për Pm, të tha s’ka gjë. Qënke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, ishin këto disa nga fjalët e Fifit në momentin kur u acarua pse Sara ishte puthur me Pm.
Pas këtyre fjalëve, blogerja shqiptare u prek dhe nisi të shprehte mllefin e saj, e më pas shpërtheu në lot.
“Mos më akuzoni se po bëj lojë me atë çunin, dje u ndjeva ashtu dhe u shpreha, teksa tani ndihem kështu”, u shpreh Sara.