Gjatë ditës së djeshme Reporteri.net ka arritur të siguroj pamje teksa një veturë në afërsi të menzës ka marr flakë.
Pas disa minutave, Reporteri.net mëson se vetura e cila kishte marr flakë, ishte e këngëtarës Ana Kabashit.
Lajmin se vetura ishte e këngëtarës e ka konfirmuar shoku i saj, i cili tregoi edhe për gjendjen e këngëtarës.
“Vetura e djegur në Prishtinë është e koleges time Anna Kabashi , për fat të mirë ky rast nuk e ka lëndu as Anën as Artën të cilat kanë qenë bashkë n’ato momente”, ka shkruar Roland Mullaavda.
Pas raportimit të Reporteri.net ka reaguar edhe këngëtarja në fjalë e cila duke falenderuar të gjitha ekipet emergjente tregoi për gjendjen e saj shëndetësore. Kjo e fundit tha se është në gjendje të mirë dhe se nuk ka ndodhur asgjë serioze.
Reporteri.net
