Kohë më parë, aktorja dhe modelja Arta Nitaj aderoi në PDK, mirëpo ajo e tha hapur se nuk synonte ndonjë post në partinë e saj.


Duke qenë se tani është anëtare e PDK-së, Arta Nitaj ka treguar hapur dhe kë mbështet për deputete të kësaj partie.

Ariana Musliu Shoshi është kandidatje për deputete nga radhët e PDK-së të cilën Nitaj e mbështet fuqishëm, ku madje dhe ka publikuar një fotografi të saj.

Reklamë

Ndërsa të shumtë janë figurat e estradës që kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për partitë politike.

Një gjë të tillë e bëri edhe Ariana Fejzullahu ditën e sotme, e cila poashtu tregoi hapur preferencën e saj për Ariana Musliu Shohi.