Ka dy ditë që në media përflitet për ndarjen e Romeo Veshajt me Aleksia Peleshin.

Derisa Romeo ishte në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar Donaldin, ai aty takoi edhe Beniadës, vajzën për të cilën ai shprehu pëlqim një javë më parë, në letrën që i kishte shkruar vëllait, Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas kësaj, Aleksia Pelesha u shfaq nga dhoma e spitalit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Reklamë

Mirëpo, ajo sot ka sqaruar se fakti që është në spital, e nuk është mirë nuk ka të bëjë aspak me Romeon e Beniadën, madje ajo thotë se e ndoqi dhe ishte mjaft emocionuese çdo gjë që ndodhi atë natë.

Ndryshe, Romeo krijoi lidhjen e dashurisë me Aleksian, menjëherë pas asaj disa vjeçare me Jonida Maliqin./Reporteri.net/