“O sa mirë” tashmë konsiderohet si një prej serialeve më të pëlqyera në vendin tonë.


Protagonistët e kësaj komedie televizive deri më tani janë kujdesur për të nxitur të qeshura te publiku që po i qëndron besnik këtij seriali.

Por, duket se këtij sezoni të “O sa mirë” i erdhi fundi, pasi burime të afërta me Telegrafin kanë bërë të ditur se këtë javë mbaron episodi i fundit i serialit të shumë pëlqyer.

Reklamë

Pas një viti të vështirë ky serial është duke u mbyllur me sukses por doli që të jetë i fundit pasi ‘Llukmanoja’ bashkë më shokët e tjerë kanë vendosur që përgjithmonë ta mbyllin kolegjin “O sa mirë”.

O sa mirëPas mbledhjes së bordit ata kanë vendosur t’i futen jetës politike dhe pritet të formojnë partinë politike “OSM”.

Në tetor planifikohen të mbahen zgjedhjet, ku partia OSM do të marrë pjesë ne zgjedhje me të gjithë stafin e saj intelektual.