Pas raportimit se do jetë pjesë e “Big Brother VIP” ka folur për herë të parë Tea Trifoni.


Ish-protagonistja e programit “Përputhen” e ka mohuar pjesëmarrjen.

E pyetur nga fansat në rrjetin social Instagram, ajo u shpreh:

Reklamë

“Jo nuk do jem, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”

Njëjtë është deklaruar edhe e përfolura tjetër, Shqipja e cila poashtu ka mohuar vërtetësinë e raportimeve.

Pas zyrtarizimit të “Big Brother VIP” shumë u shkrua mbi pjesëmarrësit por edhe atë që do ta udhëheqë.

Moderimi është një tjetër “dramë” më vete.

Thuhet se atë po e synojnë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca ndonëse mes prezantueseve të Topit nuk ka ndonjë deklarim publik për këtë gjë.

Reklamë