Prezantuesja e njohur, Teutë Halili, ka marrë sërish vëmendjen e publikut siç ajo di.
Derisa jemi mësuar që ta shohim në rolin e prezantueses, ajo ka sfiduar vetën edhe si këngëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Unike në stil e në këndim, Teuta ka sjellur një këngë sa ritmike aq edhe sensuale, tamam këngë e duhur në këtë periudhë të vitit.
Kënga e titulluar “Dhimbje”, e publikuar hiç më larg se dje, është pëlqyer shumë nga artdashësit.
Në videospotin e këngës, Teuta shfaqet e veçantë e plot shije, alla Kleopatra.
Edhe pse e para këngë e publikuar, Teuta duket të jetë një këngëtare që premton shumë, e që lehtësisht mund të zë vend në tregun muzikor. /Reporteri.net/.