Seriali i shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) me regji të Fatmir Dogës dhe drejtorit të fotografisë, Kushtrim Tërnava, po vjen në kinematë e Tiranës.
E veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si “Lethal Weapon” (me Mel Gibson), “The Color Purple”, “Predator 2”, “Saw” etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e ambasadorit amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.
Filmi ka në fokus reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.
Seriali sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar.
Regjisori i serialit, Fatmir Doga ka thënë se skenat e serialit nuk janë xhiruar vetëm në Tiranë. Xhirimet janë bërë edhe në Kosovë, Londër. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.