Moderatorja e njohur dhe shumë e suksesshme nga Shqipëria, Bora Zemani, momentalisht ndodhet në spital.

Kjo është bërë e ditur nga miqtë e ngushtë të yllit të “Përputhen”, derisa duket se i është nënshtruar një ndërhyrje të cilën e ka kaluar me sukses.

Ka qenë Semi, tashmë e njohur si banore e Big Brother VIP, ajo e cila ka ndarë një fotografi në InstaStory nga vizita që ia ka bërë mikes.

Reklamë

“Në të mirë e në të keq. Gjithmonë bashkë”, shkruhet sipër postimit që shfaqen duart e mikeshave të ngushta.

 

Personazhi televiziv, që numëron afro një milion ndjekës në Instagram, ka njoftuar se ka anuluar festën e ditëlindjes së djalit, meqë aktualisht është në spital.

Ajo mesa shihet është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera.

Reklamë