Ka disa ditë që Luizi në Big Brother VIP Albania ka përgatitur një këngë dedikuar tanimë të dashurës së tij, moderatores Kiara Tito, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ka qenë ish-banori i Big Brother Albania, Anaid Kaloti ai i cili ka publikuar në Instagram një pjesë të kësaj kënge.

Kënga e titulluar “Me ty” është punuar nga producenti Elgit Doda, i cili edhe e bëri të ditur mbrëmë përmes një postimi mbrëmë.

Reklamë

Kjo këngë e Luizit pritet t’i bëhet surprizë Kiarës sonte gjatë spektaklit në Big Brother VIP Albania.