Në 50-vjetorin e lindjes së Tupac Shakur, Jada Pinkett Smith ka nderuar mikun e saj të ndjerë me një poezi të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Aktorja 49 vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram poezinë e shkruar me dorë me titull “Lost Soulz” që reperi i kishte dhënë asaj.
“Tupac Amaru Shakur do të bënte 50 vjeç këtë mesnatë. Ndërsa përgatitemi të festojmë trashëgiminë e tij…le ta kujtojmë për atë që ne e donim më shumë…për mënyrën e tij me fjalët. Këtu janë disa që mbase nuk i keni dëgjuar më parë.“, ka thënë ndër të tjera ajo.
View this post on Instagram
Sipas yllit të “Red Table Talk”, Shakur mund ta ketë shkruar poezinë në burgun Rikers Island pasi u dënua për abuzim seksual në 1995. Jada ishte shoqja më e mirë me Tupac pasi u rritën së bashku në një shkollë të mesme në Baltimore. Reperi legjendar u vra në 1996 në moshën 25 vjeçare.