Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në ‘Instastory’, ku të shumta kanë qenë pyetjet rreth emisionit.


Një prej pyetjeve drejtuar autores ishte: “Atdheu puthi Anën, pse nuk e hiqni nga emisioni?”

Olsa Muhameti i është përgjigjur, duke renditur arsyet pse nuk është përjashtuar Atdheu nga “Për’puthen”.

Reklamë

“Sepse nuk theu asnjë rregull. Sepse puthja lejohet në program. Sepse atë e bëri para kamerave. Sepse bëri atë që ndjeu dhe nuk u kompleksua se çfarë do thoshte publiku. Sepse ky është një reality show”, sqaroi Olsa.