“Kjo kang fol për do pyetje që zakonisht s’gjejnë përgjigje, ose nashta përgjigjet jon qatu, veç për neve o ma leht me u bo kishe s’jena tu i pa”.

Ky është përshkrimi i këngës së re të këngëtarit Riki, i cili në Youtube ka hedhur projektin e titulluar ‘Pyetjen e kom’ të cilën pos që e ka shkruar vet, artisti është kujdesur edhe për muzikën.

Kjo këngë është vazhdë e projekteve që këngëtari po i lanson çdo të premte, e që janë projekte të albumit të cilin të plotë e ka lansuar në Spotify, që ka rikthyer Rikin fuqishëm në skenë.

Reklamë

‘Pyetjen e kom’ u finalizua edhe me klip nga Sustain Production.