Aktori i njohur kosovar, Sevdail Radogoshi ditën e djeshme, me rastin e Fitër Bajramit zgjodhi që të vizitojë shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë.
I futur në një nga rolet e tij, aktori kosovar zgjodhi të argëtojë të moshuarit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në llogarinë e tij në Instgram, ai ka publikuar pamje nga dita e djeshme që kaloi në shtëpinë e të moshuarve në Gjinovc.
“Dada Puce mysafire për bajram në shtëpin e të moshuarve në Gjinovc??
Faleminderit Halil Kastrati për punen e palodhshme për të ju dale në ndihme vëllezerve dhe motrave te trojeve shqiptare”, shkroi Radogoshi./Reporteri.net/
View this post on InstagramReklamë
