Policia e Shqipërisë ka shoqëruar sot këngëtarin Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke e rrahuar Edi Kuçin.

Siç shkruan Tch, bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Reklamë

Gazeta online Reporteri.net dje publikoi videon e plotë të këtij sherri.

Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.

Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj këngëtarit nga Shqipëria, Jozefin Marku, lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj kosovarit Eduard Kuçi.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Reklamë

“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të vidoes ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar , Edi Kuçin.

Në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel, Marku pretendon se gjithçka ka qenë e inskenuar dhe pjesë e një “skenë aktrimi”.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur ai.

Reklamë

Marku është pyetur edhe lidhur me lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës. Edhe për këtë çështje, ai i ka mohuar pretendimet, duke e cilësuar urdhër-arrestin si të rremë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka pretenduar Marku.