Reperja e njohur kosovare, Rina Balaj, është e angazhuar në projekte të reja muzikore.
Emisioni ‘SHOW TIME’ nga burime të afërta mëson se këngëtarja po punon në albumin e saj më të ri, i cili së shpejti do të jetë në duart e fansave të saj, shkruan Reporteri.net.
Deri në lansimin e albumit, Rina ka përgatitur edhe një këngë tjetër e cila titullohet Rosita.
Se kur do të publikohet ‘Rosita’, mund ta kuptoni në videon e mëposhtme.
Emisioni ‘SHOW TIME’ është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net” dhe transmetohet çdo të shtunë në orën 19:30 në RTV Dukagjini. /Reporteri.net